Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPorosia e Berishës: Vliajn e qëlloni me vezë e domate kudo që...

Porosia e Berishës: Vliajn e qëlloni me vezë e domate kudo që ta shihni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të forta për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve” – tha Berisha që vijoi me të tjera shigjetime.

“Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.

Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë.

Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas. Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua – tha Berisha që më pas bëri një thirrje.

“Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’. Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij” – e mbylli Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME