Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTrikotazhi: Si të stilizoni veshjet për zyrë

Trikotazhi: Si të stilizoni veshjet për zyrë

Trikotazhi në stilin e biznesit ka një vend të merituar

Kur arrin moti i ftohtë, këmishët dhe bluzat i zëvendësojmë me trikotazh të ngrohtë, të rehatshëm në të cilin mund ta përballojmë edhe të ftohtin më të madh.

Në momente të tilla përballeni me një pyetje të vështirë: si të përfshini trikotazhet në stilin tuaj të biznesit?

Ne ju zbulojmë mënyrat më të mira për stilizim dhe për t’u dukur përrallore në zyrë, transmeton Telegrafi.

Triko me rul

Trikoja e zakonshme e bardhë apo e zezë mund të bartet nën xhaketë apo nën jelek të gjatë. Kur bëhet fjalë për stilin e biznesit, këtë triko mund ta konsideroni si zëvendësim me këmishën e bardhë klasike.

Fustanet

Fustani i thurur apo i punuar me grep është një zgjidhje e shkëlqyeshme për zyrë. Zgjidhni pëlhura me teksturë këtë sezon. Në mënyrë relative do të duken modelet me ngjyra: okër, ulliri, krem. Ju sugjerojmë që veshjen ta plotësoni me një jelek.

Trikot

Kombinimi i duhur do të jetë një triko e madhe e kombinuar me pantallona të gjera. Mirëpo, mos harroni të vëni pak theks te beli.

Puloverët

Ju gjithmonë mund të vishni pulovra të hollë mbi një këmishë. Në përgjithësi, kombinimi më i thjeshtë i “triko + pantallona klasike” do të jetë absolutisht i përshtatshëm për zyrën. Qëndroni në nuancat e qeta dhe nëse dëshironi, mund të zgjidhni ngjyra të ndezura për pjesën e poshtme të veshjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME