Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPrangoset 31 vjeçarja, mashtroi 40 persona

Prangoset 31 vjeçarja, mashtroi 40 persona

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar mashtruesen Verjana Gega.

Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie.

Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të pakten 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Mashtrimi për kontrata pune në Gjermani, kompania u kthen lekët pas tre  vitesh - Gazeta Express
Verjana Gega Archives - Opinion.al
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME