AKTUALITET

Prangoset 48 vjeçari në Lushnje, po tentonte të vidhte Kishën Katolike (video)

Lushnjë – Policia parandaloi një rast të vjedhjes së një objekti kulti. Tentoi të vidhte sende me vlerë në një objekt kulti (Kishë Katolike), kapet në flagrancë autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button