Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPrej 17 vitesh keqtrajtonte dhe abuzonte seκsualisht gruan, arrestohet shqiptari në Itali

Prej 17 vitesh keqtrajtonte dhe abuzonte seκsualisht gruan, arrestohet shqiptari në Itali

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në Calderara di Reno, në Itali, me akuzën e keqtrajtimit, lëndimit personal dhe dhunës seksuale ndaj gruas së tij. 46-vjeçarja shqiptare e ka denoncuar bashkëshortin e saj në muajin prill të vitit të kaluar dhe ka marrë urdhër mbrojtje. Gjatë kësaj kohe ajo ka qëndruar tek shtëpia e disa të afërmve.

Ajo i tha policisë se kishte qenë viktimë e abuzimit për të paktën 17 vjet. 46-vjeçarja ka treguar se është abuzuar seksualisht dhe është dhunuar fizikisht pas lindjes së fëmijës së dytë në vitin 2006. 49-vjeçarja gjithashtu ka treguar se është kërcënuar me vdekje dhe në gusht të vitit 2018 është plagosur me thikë nga bashkëshorti. 50-vjeçari ndodhet në paraburgim në qytetin e Bolonjës

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME