Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Ilir Meta intervistë për "Fax News"

Presidenti Ilir Meta intervistë për “Fax News”

Pyetje: Një Presidencë, e cila ka qenë e ngjeshur, ka qenë më gjëra interesante, me përpjekje me luftë. Por, fundi i Ilir Metës, nga ky institucion si të duket?

Presidenti Meta: Jemi në përmbyllje të një Presidence 5 vjeçare, apo më saktë mandatit të parë të Ilir Metës si President i Republikës.

Gjithçka mund të thuhet se ka shkuar sipas parashikimeve të mia dhe betimit tim mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë, në raport me përmbushjen e këtij detyrimi shumë të lart kushtetues.

Kam thënë kur jam betuar, që do të mbroj interesin kombëtar, dhe këtë e kam bërë në të gjitha rastet, edhe në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm për të cenuar interesin kombëtar, ose për të mbyllur sytë përpara cenimeve të tilla, duke u bërë bashkëfajtor në heshtje.

Kam mbrojtur vetëm interesin publik dhe kombëtar. Kjo është shumë evidente dhe ajo që është me e rëndësishme, në të gjitha debatet që janë hapur midis Institucionit të Presidentit dhe Parlamentit, apo Qeverisë, si në Komisionin e Venecias dhe në Gjykatën Kushtetuese, që nuk është ndonjë sekret për asnjë, që është nën ndikimin e mazhorancës aktuale, të gjitha këto beteja janë fituar nga Presidenca, që ka shkëlqyer në drejtim të kushtetutshmërisë dhe të respektimit të saj me përkushtim maksimal.

Nuk ka qenë e thjeshtë, përkundrazi. Kjo Presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo Presidencë tjetër e Republikës së Shqipërisë.

Për fat të keq, opozita ndërmori një hap vetëvrasës, jo thjeshtë për të, se për një pjesë të mirë të opozitës dhe për lidershipin e saj ishte një hap përfitues.
Por, për demokracinë në vend, parlamentarizmin, dhe institucionet e pavarura, duke djegur mandatet dhe duke ekspozuar edhe Presidentin përballë një mazhorance prej 122 kartonësh.

Për fat të keq, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca. E ka ndihmuar dhe ja ka lehtësuar rrugën në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes bojkotit të reformës dhe në bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Në kushtet e një rrethimi të plotë dhe të gjithanshëm të këtij institucioni, me një mazhorancë që kishte uzurpuar çdo institucion, ajo që unë dhashë si premtim besoj se u përmbush, që deri në 24 korrik 2022, kjo Presidencë dhe ky institucion do të vazhdoj të jetë një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe e interesit kombëtar, dhe kështu do të vazhdojë deri në ditët që vijnë deri në 24 korrik 2022.

Pyetje: Mediat shqiptare në këto 5 vjet, kanë publikuar më shumë se 310 mijë lajme për Presidentin Meta, dhe duke krahasuar këtë shifër me paraardhësit tuaj, nuk arrihet kjo shifër. Çfarë trego kjo për ju?

Presidenti Meta: Nuk jam në dijeni të kësaj statistike që ju përmendet. Qëllimi im asnjëherë nuk ka qenë për të prodhuar lajm, por për të dërguar mesazhe kur ka qenë e rëndësishme, për të qenë transparent, si dhe për t’u përgjigjur çdo qëndrimi apo dezinformimi, që është shprehur në mënyrë të vazhdueshme nga mediat, shumica e të cilave për fat të keq janë të kapura nga Qeveria, në drejtim të Institucionit të Presidentit.
Sigurisht që ka qenë një Presidencë shumë aktive, nëse do të kishim një funksionim normal të parlamentit dhe të demokracisë do të kishim opozitën në parlament.
Pra do të kishim një balancë atje, natyrisht që nuk do të binte gjithë presioni mbi Presidentin, ku ai do të detyrohej ta përballonte këtë presion siç e ka përballuar mendoj me shumë suksese, ose do të bëhej dhe ai pjesë e një teatri me popullin e Shqipërisë dhe të heshte, për atë që po ndodh çdo ditë.

Ju këtë gjë, e shikoni çdo dite nëpër tregje, në familjet tuaja, në tryezën e bukës, kur shkoni për të blerë karburant për makinat, nëse ato ende nuk i keni mbyllur për të mos lëvizur më me automjet.

Është një situatë jo normale, dhe të gjitha statistikat tregojnë që s…
Presidenti Meta: Krenar për përmbushjen e mandatit në respekt të betimit mbi Kushtetutë.

Presidenti Meta: Mbajta premtimin, Presidenca një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe e interesit kombëtar deri më 24 korrik 2022

Presidenti Meta: Vendimet e mia shumë të drejta, transparente dhe vetëm në interes të popullit shqiptar

Meta: Trashëgimia, që po lë në këtë Institucion është që Presidenti është një institucion i paprekshëm, dhe super i mbrojtur nga Kushtetuta

Pyetje: Na thoni dy fjalë për Reformën në Drejtësi, se ju e keni firmosur pa hezituar.

Presidenti Meta: Në këtë vend, nuk ka një individ, ku ndërkohë ka qenë në 2 institucionet kryesore më të larta të shtetit në këto 9 vite, siç është Ilir Meta, i cili para se të ishte në detyrën e Presidenti ishte prej 4 vjetësh në detyrën e Kryetarit të Parlamentit.
Nuk ka njeri më të përkushtuar, që e ka treguar me vullnet, me transparencë, me bashkëpunim interesin për t’iu përmbajtur asaj Reforme në Drejtësi, që kërkonin qytetarët shqiptarë. Të gjithë tashmë e dinë, që Reforma u kthye në Ramaformë dhe këtë gjë unë e kam thënë prej kohësh.
Drejtësia mori formën e zotit Rama, siç edhe ka marrë formën e tij çdo institucion tjetër në këtë vend.

Nuk është ajo drejtësia e pavarur që pritej, se po të ishte, Shqipëria nuk do të shkonte pikiatë në renditjen e Transparency International, Reporterëve pa Kufij dhe Listës së Investimeve.

Sepse në të kundërtën, 1 kilometër rrugë nuk do shkonte 6 herë më shtrenjtë sesa në Serbi dhe për këtë nuk ka asnjë arsye.
Kjo do të thotë 6 herë më shumë korrupsion dhe fiktivitet në projektet, që bëhen dhe normalisht i bie 6 herë më pak rrugë që, mund të ishin bërë gjatë kësaj periudhe.

Një pyetje për të gjithë, si u realizuan ato 140 vota? Meqenëse dhe po afrohet data 22 korrik, 6 vjet më parë? Ato u realizuan falë insistimit, vendosmërisë së Kryetarit të Kuvendit në atë kohë Ilir Meta dhe ky është fakt.

Atë kohë pati përpjekje për të bërë një lojë, për të bërë një kauzë, për ta ndarë që në atëherë Partinë Demokratike në dy pjesë.
Por, ishte Ilir Meta që vendosi digën dhe tha; që kjo gjë do bëhet me konsensus siç edhe kemi rënë dakord!

Kush po i bënte këto lojëra? Dihet edhe kush nuk erdhi, dhe Reforma u realizua dhe u bë shumë mirë në atë mënyrë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, për të cilat kishim rënë dakord.
Zbatimi i saj më pas dihet, që u bë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën, siç edhe u zgjodh edhe Prokurori i Përgjithshëm më 69 vota.
Historitë, që pasuan më pas dihen tashmë nga të gjithë.
Siç është janë vonesat për Gjykatën Kushtetuese, betimet te noteri te Lana.
Por Ilir Meta, gjithmonë u përpoq t’i parandalonte që Shqipëria, asnjë ditë mos të ngelte pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.
Dhe të mos arrinim në këtë situatë, ku shpikim gjoja zgjidhje shkurtimin e gjykatave në të gjithë vendin.
Kjo do të thotë, që u bë gati i pamundur aksesi për qytetarët shqiptar edhe për çështjet më të thjeshta, që ata do të duhen ti drejtohen gjykatës për të kërkuar drejtësi, sepse kishte një interes për ta kapur drejtësinë.

Pyetje: Ju keni një mendim për hartën e re gjyqësore, sepse ka shumë diskutime madje avokatët janë bërë barrikadë dhe ata, po kërkojnë dhe ndihmën e popullit?

Presidenti Meta: I kemi paralajmëruar të gjitha pasojat e mosveprimit në kohë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Kemi bërë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mos mbetet pa Gjykatë Kushtetuese, kemi bërë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mos mbetet pa Gjykatë të Lartë dhe e kemi paralajmëruar këtë kolaps në gjithë sistemin e drejtësisë.
Nuk ka pasur vullnet që këto çështje të rishikohen, të bëhet një reflektim gjithëpërfshirës, për të parë se çfarë ka shkuar keq dhe se si do t’i parandalojmë problemet në rritje, që ndeshin qytetarët lidhur me sistemin e drejtësisë.
Sepse ka pasur vetëm interes të kapen politikisht sa më shumë institucione të drejtësisë, dhe për sa i takon aksesit të qytetarëve dhe drejtësisë që ata marrin, pra ky ka qenë interesi më i fundit.

Presidenti Meta: Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota vetëm falë insistimit tim. Për fat të keq ka marrë formën e Ramës

Presidenti Meta: Qëllimi i vetëm i Ramaformës, kapja e sa më shumë institucioneve të drejtësisë

Pyetje: Fati i Marrëveshjes së Detit dhe pse u detyrua nga ju, jashtë çdo logjike Edi Ramen të ishte ministër i Jashtëm, ai përsëri nuk e zgjidhi vetë, se në atë kohë mbante dy poste. Sot jemi në këtë faze pa zgjidhje. Çfarë do ndodh më pas?

Presidenti Meta: Është një çështje e ezauruar shumë qartë nga Institucioni i Presidencës. Presidenti ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat.
Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata…
Emiljano Aleksi: Presidenti Meta: Marrëveshja e Detit me Greqinë? Gjithmonë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta: Misioni im i pashmangshëm, ringritja e demokraciaë, rivendosja e sistemit të llogaridhënies dhe mbrojtja e interesave kombëtare

Presidenti Meta: Ballkani i Hapur nisëm përçarëse, synon të defaktorizojë Kosovën

Presidenti Mera: Të gjithë ata që bënë llogaritë për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe demokracinë, me qëllim shkatërrimin e interesave kombëtare, do të zhgënjehen shumë thellë pas 25 korrikut

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME