Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Meta: Rekord i ri i papranueshëm i korrupsionit në vend.

Presidenti Meta: Rekord i ri i papranueshëm i korrupsionit në vend.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas daljes së raportit se Shqipëria ka lënë pas vetëm Rusinë si vendi më i korruptuar në rajon dhe Europë.

Ja reagimi i presidentit Meta në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.
Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.
Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME