Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPrimaret/ Manjani: E jashtëzakonshme, nëse më lejon PD, do të shkoja të...

Primaret/ Manjani: E jashtëzakonshme, nëse më lejon PD, do të shkoja të votoja

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cilëson primaret në PD si ngjarjen më të jashtëzakonshme që po ndodh në vendin tonë.

Manjani është shprehur në ‘A Show’ në SYRI TV se do të donte të votonte në primare, nëse do ti lejohej nga Partia Demokratike.

‘Janë ngjarje më simpatike e këtyre kohëve të zymta në kuptimin politik. I gjithë spektri politik në Shqipëri është në një mjedis anormal, duhet ta pranojmë këtë gjë. Një kryeministër që qelbet në pushtet është anormal. Një mandat i tretë e kemi thënë që në fillim, është anormal. Që në mesin e mandatit të dytë, kryeministrat tanë fillojnë e krahasohen me Gjermaninë, leje më të mandati i tretë.

Lulzim Basha kërkon të marrë PD-në, duke sharë e duke pështyrë, e duke thënë të fundit, PD-në që deri dje e drejtoi vetë, e la në mes të 4 rrugëve, tani do ta marrin edhe peng. Tani ky ose është i trashë ose është i blerë, nuk ka rrugë tjetër.

E vetmja gjë që mund të krijojë një farë shprese apo një ngjarje demokratike janë këto primare, që e vendosin PD-në në syrin e opinionit publik, por ama ka një garë, ç’rëndësi ka më pëlqen ky apo ai.

E gjitha kjo është një ngjarje shumë e mirë, shumë e jashtëzakonshme. Nëse më lejon PD do të shkoj të votoj në primaret’, – u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME