Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha theksoi se ky projektligj funksionon si minë me sahat dhe ish-qeveritarët s’do mund t’ia mbathin e t’i shpëtojnë ligjit para se largohen nga detyra.
Berisha:
Sot këtu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.
Ky ligj ka dy nene.
Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashikimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.
Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime.
Kur korrupsioni, vjedhja e ketyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit.
Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit.
E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit. Ia mbathin, blejnë pasaporta të ashpra dhe i shpëtojnë ligjit, mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Edi Ramës, Arben Ahmetit, për të mos thënë Erion Velinë. Në ligj do shtyhet edhe kryetari i bashkisë së Kryeqytetit.
Ia mbathin pa dënuar dhe kthehen kur afati i dënimit ka përfunduar. Nëse ka vend në Evropë dhe botë që ka domosdoshmëri për këtë nen është Shqipëria.
Ky nen respekton kushtetutën, vetëm se unë do mendoja që njerëzve të ligjit tu sugjeroja të vendosnim një afat, të supozojmë edhe për 25 vitet që vijnë,. Është në natyrën e këtyre neneve që nuk mund të kenë efekt të pakufizueshëm në kohë. Me vetëdije ia heqim këtë të drejtë qeveritarëve.
Shpresojmë dhe besojmë se kjo antikulturë e tmerrshme që ka pllakosur sot Shqipërinë të jetë e arkivuar.
Krahas zyrtarëve duhet shtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili është personal i rëndësishëm në hierarki, kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Prokurimeve Publike dhe Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve publike.
Ftoj të gjitha partitë opozitare ta mbështesin dhe socialistët e vërtetë ta mbështesin këtë ligj. Si edhe aleatë tanë. Institucionet ndërkombëtare ta mbështesim këtë nisëm fuqishëm. Në mënyrë që ti japim vendim një perspektivë reale në zhvillimin e tij. Bëmë betejë të madhe për heqjen e imuniteteve. Por ajo betejë nuk realizoi qëllimin e saj sepse sot falë reformës së Soros drejtësia është thjesht degë ekzekutivi. Është nën kontrollin e plotë të një njeriu që di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë siç është Edi Rama.
Ndaj masa e vërtetë, ligji antikorrupsion është ky. Funksionin si minë me sahat për ata që e konsiderojnë detyrën si privilegj për të vjedhur. Ky i ndjek mbrapa. I kujton se ‘me vërte po firmos, por pasi largohem nga kjo karrige më pret tjetër gjë’. Jam kontribut në luftën kundër korrupsionit.
Ta firmosim dhe depozitojmë sa më parë në Parlament. Të jetë kontribut i opozitës.