Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.
Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.
Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 vite…
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuzat, ish deputeti i PS, Alqi Bllako, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën…
GJKKO e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. Këta persona dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin…