Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProkuroria: Klodian Çalamani para se ta vriste Mateon 8 vjeçar e ...

Prokuroria: Klodian Çalamani para se ta vriste Mateon 8 vjeçar e …

Shtohen akuzat për Klodian Çalamanin, i cili akuzohet për vrasjen e 5-vjeçari Mateo Vasiu.

Sipas prokurorisë, para se ta vriste të miturin, Çalamani kishte kryer me të, marrëdhënie homoseksuale.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë’ dhe ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit’ të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma ‘a’ të K.Penal.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M. V., ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100 metra larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës.

Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të ‘Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit’ të parashikuar nga neni 79 germa ‘a’, ka konsumuar fillimisht veprën penale të ‘Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME