Hoxhara e Re prej javësh pa ujë të pijshëm në rubinetat e banesave.
Banorët: Kjo situatë prej vitesh nga Maji deri në fund shtatori. Jeni ankuar por askush nuk jep zgjidhje.
Banorët e Hoxharës së Re janë ngritur në protestë këtë mesditë të së dielës. Shkaku ka qënë mungesa e ujit të pijshëm në banesat e tyre prej vitesh që nis që nga muaji Maj e deri në fund shtatori.
Ujë kemi një orë në 24 orë, kur vjen uji ikin dritat, uji mungon si për të pirë, për t’u larë, për të shplarë.
Sikur të.mos mjaftonte kjo, banorët thonë se taksat i pagojnë rregullishtë por shërbimet nuk i marrin. Ata thonë se jo vetëm banorët po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, por edhe bagëtitë nuk kanë ujë për të pirë, janë tharë kanalet nuk kanë as për vaditje e as për të pirë bagëtia
Edhe pse janë ankuar e kanë protestuar disa herë askush nuk u ka dhënë zgjidhje prej njësisë administrative apo UK Fier.