Qytetarët ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur pasditen e sotme përpara kryeministrisë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Një e moshuar në mesin e protestuesve tha se qeveria e Ramës po i vdes pensionistët, pasi nuk kanë çfarë të hanë se pensionet janë të ulëta.
Sipas saj, i gjithë populli duhet të ngrihet të rrëzojë qeverinë e qelbur të Edi Ramës.
Kjo qeveri po na vdes. E mendon Rama çfarë mund të bëjmë ne me 100 mijë lekë. S’kemi çfarë të hamë.
Të ngrejë pensionet se na vdiq, do të na vdesë ne pensionistëve.
Qeveri e qelbur, të ngrihet i gjithë populli të rrëzojë këtë qeveri të qelbur.”-tha e moshuara.