Fier – Protesta e mbrëmjes së sotme e organizuar nga opozita dhe shoqeria civile në orën 19 para kryeministrisë prej ditësh ka vënë në lëvizje krerët e partive politike opozitare duke bërë organizimet e nevojshme.
ALB365 ka kontaktuar me dy kryetarët , Rrapi Gjika për degen e PD Fier dhe Arben Çuko për LSI dega Fier të cilët kanë pohuar pjesmarrje të konfirmuar të shumë qytetatëve ku sipas tyre shifra shkonë në afro dy mijë.persona.
Rrapi Gjika kryetar i PD dega Fier
Kemi kryer organizimet e nevojshne në baze grup seksioni, rajoni, dhe njesive administrative per ata qe jane jashtë qytetit Fier.
Nuk do te bejme levizje me autobuze per shkak te kontrolleve policore, por me makina private duke u organizuar shok me shok me autovetura. Do te jenë edhe tre apo kater furgona per ata qe nuk e kane mundesine ne levizje me makina private.
Nje pjese ka ikur qe mbreme, nje pjese sot ne mengjes por te organizuar rreth ores 14 ne tre pika te qytetit Fier , tek Sharra, ish QTU, tek selia qendrore e PD.
Janë mbi 1000 persona që e kane konfirnuar pjesmarrjen, pohoi kryetari i PD i degës Fier Rrapi Gjika.
Arben Çuko kryeta i LSI dega Fier
Organizimi eshte bere ne baze grup seksioni, rajoni e qendra administrative
Levizja drejt Tiranës për të qënë pjesë e protestës ka nisur qe mbreme, sot ne mengjes dhe ne dreke. Kryesishte lëvizje me automjete private por dhe furgone per persona qe se kane mundesine per udhetim.
Janë afro1000 persona kane konfirmuar pjesemarrjen per në protesten e mbremjes se sotme në Tiranë para Kryeministrisë