Kur semafori është i kuq ndalo, kur është i verdhë bëhu gati, kur është jeshil futja vrapit se të vijnë makinat për të shtypur”, është ky mesazhi që vjen nga goja e një fëmije.
Reagimi përmes një proteste të vogël, vjen pasi dje një çift mbeti i plagosur dhe një foshnje 3 muajshe shpëtoi mrekullisht, pasi u përplasën nga një shofer i droguar në timon në ”Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Pasditen e kësaj të hëne në sheshin ”Nënë Tereza”, gazetarët u mblodhën në protestë të cilët kërkojnë ashpërsim të ligjit për shkaktarët e aksidenteve rrugore.