Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRasti i Ilvi Metës/ Duma - Çuçit: Jep dorëheqjen!

Rasti i Ilvi Metës/ Duma – Çuçit: Jep dorëheqjen!

Grida Duma dhe Bledi Çuci janë përplasur në Kuvend për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Ilvi Meta. Deputetja e PD tha se kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës, por mbarë shoqërinë , duke shtuar se problem më i madh është se këtu po u rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar.

“I ftoj kolegët mazhorancës dhe opozitë me gjithë padëshirës për të bërë jetë parlamentare t’i hedhin sy fotove që kam , janë dy foto në Komisariatin e Kavajës me dy lidhëse që ngjan me atë të këpucëve që pretendohet se ka vrarë veten. Këto janë provat e administruara…Ndaloj tek ky rast..sepse kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariatat dhe më e kombshme se sa vdekja në të gjitha humbjet e jetëve është një vajtim , sidomos i nënës, por aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja , mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti. Tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, pyeta për çfarë akuzohej djali, për një derë alumini më tha, madje tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që nuk i ka kryer, madje është dënuar kur ka qenë tek motra në Greqi, e gjenin fajtorin tek ai. Mendoi se sa janë ata që nuk mbrohen dot…Nuk e besoj kurrë që ka vrarë veten, kështu shprehej i ati.”, tha Grida Duma.

Pas saj ka reaguar Ministri i Brendshëm, i cili kërkoi të mos përdorej ngjarja politikisht 

 “Rasti në fjalë është ndër më të pastërtit përsa i takon hetimit penal e procedurial në lidhje me ngjarjen. Bashkë me Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore i kemi shkuar deri në fund hetimeve për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e Policisë së Shtetit në Komisariatin e  Kavajës deri në neglizhenca që ato kanë bërë që kanë sjellë më pas atë ngjarje fatale. Nuk ka asnjë aludim apo rrethanë periferike që të hedhë dyshime për ngjarjen, as nga prokurori, as nga hetuesit dhe as nga mjekët ligjorë. Ftoj gjithë deputetët që pasi të mbarojnë hetimet dhe gjykata të shprehet, të bëni hetim parlamentar për ngjarjen nëse nuk bindeni që ajo s’ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni”, tha Çuçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME