Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ “Lejen e dha Rama, lekët i mori Veliaj, te paratë e...

Protesta/ “Lejen e dha Rama, lekët i mori Veliaj, te paratë e drogës është shitur qeveria” (foto)

“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, ka nisur prej orës 18.30 protestën e dytë për të kundërshtuar ndërtimin e kullës 64-katëshe pas Teatrit Operas dhe Baletit. Dhjetra qytetarë, me pankarta në uar janë mbledhur duke hedhur parrulla kundër kullës për të cilën akuzojnë qeverinë dhe opozitën.

“LARG DUART NGA PARKU!” është moto kryesore e protestës ku nuk mungojnë edhe parrulla të tjera. Sipas Lëvizjes Bashkë, mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash. Akuzat e protestuesve kanë rënë mbi Edi Ramën dhe Erion Veliajn.


Qytetarët dhe aktivistët e Lëvizjes Bashkë e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Bashkisë Tiranë, ku thirrën edhe emrin e Ardit Gjokljat, djalit që humbi jetën në landfillin e Sharrës e që moralisht i është faturuar si vdekje kryebashkiakut Erion Veliaj. Më herët protestuesit kanë qenë në parkun ku do të ngrihet kulla 60 kate. Ata bënë thirrje për rezistencë dhe masivizim të protestës për të ndalur projektin që i rrëmben Tiranës një tjetër hapësirë të gjelbër. Kulla 60 kate “Mount Tirana” është dhënë me leje të miratuar në muajin mars. Dyshimet janë se prapa saj qëndrojnë biznesmenë të lidhur me grupimin e Foltores në Partinë Demokratike. ©Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME