Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta në Bylis/ Rrugën e duam, por jo në mes varrezave (vidio)

Protesta në Bylis/ Rrugën e duam, por jo në mes varrezave (vidio)

Mallakastër – Banorët e Hekalit në Mallakastër janë mbledhur serish paraditen e sotme ne nje proteste ku jane shprehur  të vendosur për të mos lejuar  zbatimin e projektit që do të rikonstruktojë aksin drejt Bylisit e kjo për faktin se jo vetëm punimet, por edhe zgjerimi i rrugës, dëmton varrezat.

Banorët janë shprehur plot zemerim se zgjerimini rruges prej 1 meter qe u eshte ofruar si zgjidhje se fundi, demton varrezat dhe kete nuk do ta lejojne kurrsesi.

Ky është aksi që lidh Mallakastrën me pikën turistike të Bylisit, e zgjerimi i rrugës sipas projektit ne fjale do të sillte si domosdoshmëri prishjen e qivureve që ndodhen pranë rrugës, fakt që i detyroi banorët e zones qe dy muaj me pare te kundershtojne fuqishem zbatimin e ketij projekti nderkohe qe kundershtimi i tyre beri te mundur moslejimin e punimeve ne pjesen e varrezave shumevjecare te fshatit. Perballe kesaj situate ata kerkojne njezeri pezullimin e punimeve ne gjatesine prej 200 metra ku shtrihen varrezat dhe devijimin e rruges.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME