TOP-NEWS

Protesta para SPAK-ut/ “Përgjegjësit për inceneratorin e Tiranës para drejtësisë”

Një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë nisur një protestë përpara dyerve të SPAK, duke kërkuar hetimin e Erion Veliajt për çështjen e inceneratorëve. Tubuesit kërkojnë që të shkojnë para drejtësisë, përgjegjësit e vërtetë të aferës.

Shumë prej atyre që protestojnë, janë prekur nga veprimet e paligjshme të Erion Veliajt. Disa prej tyre thanë se iu janë shembur banesat nga Erion Veliaj.

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive. Porositësi kryesor i kësaj afere të madhe korruptive është Erion Veliaj dhe ne nuk mund ta mbulojmë diellin me shoshë,” tha një aktivist, duke iu referuar aferës së inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button