Në një nga zonat më popullore në këtë sezon veror, në Himarë këtë pasdite po mbahet një protestë. Qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kërkojnë lirimin nga burgu të kryetarit Fredi Beleri.
Së bashku me protestuesit prezent ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Bakojanis. Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi.
Protesta vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pjesë e protestës