Fier – Të gjendur përballë neglizhimit të kërkesave të tyre prej vitesh, mbi 70 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale tek kryqëzimi u Levanit duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Protestuesit kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre mbi problematikat e sektorit blegtoral. Ata kërkojnë të merren masa lidhur me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve.
Blegtorë të ardhur nga zona Bishan, Cakran, Darrëzezë, Seman etj kanë pohuar se qeveria duhet të jet rregullatori, të japi subvencione ndryshe do i shesim, do i therim, do ikim ne emigracion sikundër po shpopullohen fshatra të tërë.
Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën duke krijuar radhë të gjata në dy anët e qarkullimit , policia ka qënë prezente por ka qëndruar larg protestuesve.
Denar Biba kryetar i Autoritetit Konkurences ka pohuar , kemi arshur per ti degjuar blegtoqrët , eshte dita e blegtoreve, jane ne proteste e ti degjojme cfare kerkesash kane pasi ka nisur edhe nje hermtim për këtë çështje.