Ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 14 e zhvilluar para godinës së bashkisë. Protesta ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër ka nisur rreth orës 11:00 ndërsa qytetarët janë mbledhur para bashkisë.
Protestuesit ashtu si në protestat e tjera kanë marrë goma dhe i kanë vendosur para godinës së bashkisë ndërsa ata i kanë ndezu pak minuta pasi të pranishmit kanë nisur fjalimet e tyre. Nga pamjet e publikuara para protestës pranë gomave janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.