Edhe pse larg muzikës, por jo rrjete sociale, artistja Enca Haxhia vijon që shkaktojë lajm me fotot, apo deklaratat që jep.
Këtë herë ajo ka shkruar dhe thotë se ardhur koha që artistët shqiptarë të tregojnë hapur prirjet e tyre seksuale. Sipas saj këta artistë duhet ta tregojnë veten e tyre, gjithashtu do të kenë dhe mbështetjen e fansave.
“Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Na ka ardhur në majë të hundës me toksicitetin dhe maskulinitetin e rremë. Ndaloni së postuari modele me pagesë, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, ka shkruar ajo.