Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPuntorët e inceneratorit në grevë, plehrat në rrugë (vidio)

Puntorët e inceneratorit në grevë, plehrat në rrugë (vidio)

Fier – Mbetjet urbane të Fierit ngelin në rrugë, punëtorët e inceneratorit bojkotojnë punën: Kemi 5 muaj pa rroga

Rreth 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditen e kësaj të marte duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të Qarkut Fier.

Punëtorët pohojnë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore. Ata pohojnë të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit, Faraudin Arapi kane rezultuar pa sukses.

Ja mesazhi i punëtorëve të inceneratorit në Fier dërguar ALB365

Policia e Fierit ka shkuar tek inceneratori, ka par situatën nga afër dhe pasi ka qëndruar afro 20 minuta është larguar duke u thënë punonjësve grevistë që do të rikthehen përsëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME