Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPUSHTIMI ËSHTË PUSHTIM

PUSHTIMI ËSHTË PUSHTIM

Nga Gentian Ruko – Politika dhe media në Perëndim vazhdojnë të flasin për “pushtim të paprovokuar” dhe për “pushtim të pajustifikuar”:

“Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.”

“Kryeministri australian Scott Morrison e quajti pushtimin rus të Ukrainës “brutal” dhe “të paprovokuar”…”

“Sekretari i Përgjithshëm Sannino përcolli dënimin më të fortë të BE-së për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse…”

“Nga Shtëpia e Bardhë thonë se gjatë video-konferencës mes presidentëve që zgjati dy orë biseda “u fokusua në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë”.”

Nëse ka “pushtim të paprovokuar”, ekziston edhe “pushtim i provokuar”, i cili qenkësh i justifikueshëm. Sipas kësaj logjike, “mirë t’i bëhet kush provokon pushtuesin!”. “Nëse gjen justifikime për pushtimin, pushtuesi ka të drejtë të pushtojë.”

Janë në terezi?
Nuk e di kush e sajoi këtë dhe kush e shprehu i pari.
Sidoqoftë, nuk ka “pushtim të paprovokuar”.
Pushtimi është pushtim. Në të gjitha kohët, pushtuesi ka qenë pushtues.

Në fjalorin e gjuhës shqipe:

PUSHTOJ kal.

  1. Fut ushtrinë në një vend tjetër dhe shtie në dorë tokat e tij, e shkel një vend tjetër dhe ushtroj pushtetin mbi të; i heq me dhunë lirinë dhe pavarësinë një vendi a një populli, e robëroj; zë me forcë një vend; kund. çliroj. Pushtuan qytetin (fshatin). Pushtuan tërë vendin. Pushtuan tokat e feudalit. E pushtuan me (pa) luftë. Nuk e pushtuan dot.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME