Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIQeveria i beson sigurinë kibernetike Microsoft (Marrëveshja)

Qeveria i beson sigurinë kibernetike Microsoft (Marrëveshja)

Qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft corporation”.

Përmes një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave ka vendosur të amendojë marrëveshjen me “Microsoft” për sigurinë Kibernetike duke zgjeruar fushat e angazhimit të gjigandit amerikan.

Ndërkohë, në vendim thuhet se fondi total për një gjë të tillë do të jetë 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro.

Shumë që do të kontribuojë në realizimin e ndryshimit të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Vendimi:

1. Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”, miratuar me vendimin nr.55, datë 3.2.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Fondi total prej 2 392 794 278 (dy miliardë e treqind e nëntëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për realizimin e ndryshimit të projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

3. Autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik, sipas përcaktimeve në marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së rinovuar për partneritetin strategjik, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME