Qeveria/ Kjo e premte ditë pushimi

Qeveria vendos këtë të premte ditë pushimi.
Njoftimi:
Vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Dhjetor 2025:
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA











