EKONOMI
Qeveria rrit pensionet nga 1 tetori, do marrin një pako brisqe më shumë

Është botuar në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5% dhe nis zbatimin nga 1 tetori. Shuma që do të narrin pensionistët në muaj është sa një pako brisqe, thonë pensionistët në Fier
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkalla më e ulët e indeksimit bën që shpenzimet të jenë më të ulëta se pritshmëritë, duke lënë një pjesë të kursyer.













