POLITIKËTOP-NEWS

Rama 4/ Balluku del më e fortë në qeverinë e re

Dy nga ministrat e Belës ruajnë të paprekura postet, Piro Vëngu te mbrojtja e Petrit Malaj tek financat

Nga leximi i emrave të kabinetit të ri prej Edi Ramës u kuptua një gjë: Numri 2 i qeverisë së shkuar që e ruajti sërish këtë post, doli më e fortë pas ndryshimeve. Pothuasje të gjithë të vjetrit ndryshuan vend apo i humbën postet e tyre, ndërsa Belinda Balluku jo vetëm u konfirmua si zv/kryeministre, por ajo ruajti të gjithë teritorin e ministrisë me peshë që kontrollonte deri dje.

Por, kjo është vetëm ana e dukshme e medaljes. Që prej disa vitesh, kur Rama s’ka pasur më nerva të merret me punët rutinë të qeverisë ai i ka kaluar gjithnjë e më shumë kompetenca Belinda Ballukut. Në kuadër të këtij ndryshimi kryeministri lejoi zëvendësen e tij të propozonte edhe emra ministrash që i bindeshin drejtpërdrejt asaj.

Kështu, në korrik 2024, në ndryshimet që u bënë, kur ra nga ministër i brendëshëm Taulant Balla u vendosën tre njerëz të Ballukut: Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministër i Financave Petrit Malaj, Ministër i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Në ndryshimet e këtij shtatori është larguar vetëm Hoxha. Ndërsa Malaj dhe Vëngu (qe rastesisht ishin ulur prane ne asamblene e sotme) mbetën në qeveri.

Pra, po të bëjmë një bilanc, Belinda Balluku jo vetëm që ka ruajtur postet e saj por ajo ka mbajtur në vendet e tyre edhe ministrin e financave dhe atë të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button