Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama akuzon për maskaradë në vrasjen e Pogradecit

Rama akuzon për maskaradë në vrasjen e Pogradecit

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar në funksion të plotë makinerinë e propagandës për të bindur shqiptarët se ngjarja e Pogradecit ishte banale dhe se 42-vjeçari Egli Proga u vra aksidentalisht. Pasi nxori para mediave drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kreun e Urgjencës Kombëtare në kulmin e kësaj vape gushti, reagoi edhe vetë që në mëngjes me një koment në X. Duket që sërish ishte i pakënaqur ndaj bëri në mbrëmje një koment të dytë në rrjetet sociale. Nuk përmend emra, por akuzon se është krijuar një çorbë e pistë kundër policisë dhe urgjencës dhe se s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore.

Më pas thotë se ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e saj thotë se është fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua komunikatës së Policisë së Korçës, por iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

“Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndodhte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e deri edhe sekondat e thirrjeve dhe veprimeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë ku gjithkush mund të shohë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë, të cilat maskaradat i kanë profesion në politikë e në media” – shkruan Rama që nuk thotë se me kë e ka. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME