OP/ AN

Rama, erdhi dhe iku si shtatë herët e tjera, ende premtoi për ujë 24 orë

Erdhi dhe iku perseri Kryeministri si ne 2013….2015….2017….2019…..2021….2023 dhe tani ne 2025, me te njejtat premtime dhe me te njejtat mosrealizime.

Saranda, perla e bregdetit shqiptar, ku turistët vijnë për diellin, detin dhe… “cisternat” me ujë do te perjetoje perseri te njejtat veshtiresi, me ujin, me parkimet etj etj.

Por mos u shqetësoni thone disa, Kryeministri Edi Rama e ka një plan. Jo për sot, as për nesër, por për mandatin e tij të katërt, sepse sic dihet…. tre mandate nuk mjaftuan për të zgjidhur një problem aq kompleks sic edhe eshte furnizimi me ujë në një qytet bregdetar, pasi pikesynimi kryesor ishin rruget me “mozaik”, stilizim ky pa asnje lidhje me traditen arkitekturore ne qytetin bregdetar “dhurate” kjo e disa teknokrateve klienteliste ne Tirane thjesht dhe vetem per tu dhene disa tendera me shume oligarkeve te Tiranes ne dem te se ardhmes se Sarandes sone.

Gjatë një takimi me sipërmarrës të rinj në Sarandë, të kthyer nga jeta e “vështirë” europiane dhe amerikane, Rama u ndal tek investimet në turizëm dhe bujqësi, por edhe tek çështja e ujit.

Me një “sinqeritet” të rrallë, Ai pranoi se është një problem që e ka vënë “përfund”, por mos kini merak- tha Rama- sepse me mandatin e katërt kjo histori do të marrë fund!

E thënë ndryshe, nëse Saranda do të kishte ujë të pijshëm 24 orë në ditë, çfarë do të premtonte qeveria për mandatin e radhës?

Problematika e dhimbshme e Ujit, e parkimeve, e pronave etj etj perseri edhe pse kerkohet mandati i katert zgjidhja e tyre eshte shume shume larg. Asnje plan konkret, asnje diskutim serioz e profesional, asnje perspektive reale.

Rama nuk foli per premtimet e vitit 2021 dhe te vinte te jepte llogari per mosrealizimet galopante dhe mesa duket nuk ka ndermend ta beje fare kete gjate kesaj fushate e cila ngjan me shume me zgjedhje europarlamentare se sa me ato kombetare, pasi lejtmotivi i kesaj Fushate eshte:” Qe vetem une dhe Partia Socialiste mund tju fusim ne Evrope” dhe nuk thote Kryeministri Jone qe pa bere “detyrat e shtepise” nuk te qas njeri as tek dera e jashtme e Evropes dhe jo më brenda Shtepise se Madhe Evropiane.

Dhe shkon deri atje sa dhe problemin e Ujit e lidh me Integrimin Evropian. Me fjalë të tjera, nëse uji mungon sot, mos e kërkoni te qeveria, por tek procesi i integrimit europian, që mund të zgjasë edhe për disa dekada. Deri atëherë, qytetarët e Sarandës do të duhet të vazhdojnë të shijojnë luksin e një furnizimi sporadik me ujë, ndërsa presin mandatin e katërt, të pestë, apo ndoshta ndonjë mrekulli tjetër administrative.

Erdhi dhe iku perseri Kryeministri si ne 2013….2015….2017….2019…..2021….2023 dhe tani ne 2025, me te njejtat premtime dhe me te njejtat mosrealizime.

*shkrimi u mor nga faqa Saranda web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button