POLITIKË

“Rama jepe dorëheqjen”, Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës në ditën e 59-të

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të martë në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 59-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi në Sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre kundër qeverisë, përpara se të nisnin marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.

Protestuesit theksuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button