AKTUALITET

“Rama ka frikë nga fjala e lirë”/Berisha bashkë me protestuesit drejt Kryeministrisë

Partia Demokratike është duke mbajtur protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Një grup të rinjsh, të udhëhequr nga kreu i FRPD Besart Xhaferri u nisën nga selia blu për t’iu bashkuar protestës. Ndërkohë kryedmokrati Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar bulevardit për të mbërritur në Kryeministri.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë të shkurtër për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se dha vendimin për mbylljen e “TikTok”, ‘pasi ka frikë nga fjala e lirë’.

“Edi Rama këtë ka pasur për qëllim, të eliminojë çdo rrjet social që tregon të vërtetën. TikTok është një platformë që i çirret maska Edi Ramës. Çfarë do të bëjë, Rama do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi”, tha Noka.

PD ka marrë dy orë leje për zhvillimin e protestës. Të rinjtë demokratë do të udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button