POLITIKËUncategorized

“Rama largohet, Shqipëria shpëtohet”, mesazhet e protestës së Adriatik Lapajt

Këtë të shtunë, Adriatik Lapaj po zhvillon protestën e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Kjo është hera e katërt që Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizon një tubim kombëtar,  ndërsa Lapaj qëndron para ndërtesës qeveritare prej afro dy muajsh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjatë protestës, mesazhet më të spikatura ishin ato drejtuar kryeministrit. Pankartat mbajtën thirrje të forta si: “O çyryk, o hajdut, këmbët me një këpucë kanë për tu fut”, “Shqipëria po mbytet, kryeministri luan me bjeshkat” dhe “Të rinjtë i largojnë, prindërit i vjedhin”, të cilat reflektuan indinjatën e pjesëmarrësve.

Lapaj ka nisur protestat që nga viti i kaluar, pas skandaleve që tronditën qeverinë e Ramës, dhe ka deklaruar se nuk do të ndalojë tubimet derisa kryeministri të japë dorëheqjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button