POLITIKËTOP-NEWS

Rama, me urgjencë në Bruksel/ Takon Presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të hënë drejt Brukselit ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.

Zyra e shtypit e kryeministrit Rama ka shpërndarë vetëm pamje nga takimi pa dhënë më shumë detaje për arsyet dhe temat e diskutuara.

Takimi vjen ndërkohë që në Tiranë ka pasur zhvillime të rëndësishme pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është pezulluar nga detyra.

Për këtë çështje pati një reagim të fortë nga Komisioni Europian dhe zyra e BE në Tiranë që kërkuan që Kuvendi të shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj. ©LAPSI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button