Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIRama: Projekti Eco Park në Durrës arrin në finalen e çmimit botëror...

Rama: Projekti Eco Park në Durrës arrin në finalen e çmimit botëror të arkitekturës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Projekti Ecopark në Durrës ka arritur që të kualifikohet në finalen e çmimit botëror të arkitekturës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se po bëjnë hapa drejt një Shqipërie më të pastër.

“I emocionuar të njoftoj se projekti Durrës Ecopark ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz botëror të arkitekturës. Duke e shndërruar një landfill dikur famëkeq në një simbol të eko-rezistencës, ne po bëjmë hapa drejt një Shqipërie më të pastër dhe më të gjelbër”, shkruan Rama.

Projekti Eco Park ka transformuar zonën e Porto Romanos nga një landfillu ku hidheshin mbeturinat në një park ekologjik për qytetin e Durrësit. Hapësira e Eco-Park është një territor prej 155 mijë metrash katrorë. Bashkia e Durrësit derdhte çdo vit rreth 80-90 mijë tonë mbetje në Porto Romano, por tashmë mbetjet dërgohen në landfillin e sharrës.

Dizajni për Eco Park është frymëzuar nga mozaiku i famshëm romak, ‘Bukuroshja e Durrësit’, i cili shërben si një metaforë për shndërrimin e një vendi të ndotur në një hapësirë ​​publike për rekreacion dhe edukim mjedisor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME