Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRonaldo sfidon ligjet e natyrës, ‘shënjestron’ finalet e ‘Euro 2024’ dhe 1000...

Ronaldo sfidon ligjet e natyrës, ‘shënjestron’ finalet e ‘Euro 2024’ dhe 1000 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo foli në fund të ndeshjes së fituar nga Portugalia ndaj Sllovakisë, duke shpresuar të jetë në mesin e protagonistëve të “Euro 2024”: “Shpresoj të jem atje. Shpresoj të mos kem probleme, lëndime…

Shpresoj të luaj dhe të arrij finales përsëri, por rruga është akoma e gjatë. E ardhmja? Për shkak të asaj që ka ndodhur në jetën time nuk i vendos vetes synime.

Tani mendoj për të tashmen, trupi im po më përgjigjet dhe kjo më pëlqen. Qoftë me klubin, qoftë me kombëtaren dua të shënoj gola, e rëndësishme është të vazhdoj të gëzohem përmes futbollit”.

Portugalia festoi 200 paraqitjet me kombëtaren të Cristiano Ronaldos. 38-vjeçari është bërë tashmë rekordmeni i të gjitha kohërave, por kjo është ende një arritje historike, e cila vetëm pjesërisht simbolizon sa shumë i ka dhënë gjithë futbollit.

Në stadiumin “Do Dragao” atij iu dhurua një trofe dhe u shfaq një pankartë me fjalët “CR 200”. Në tribunë ishte e pranishme edhe nëna e tij, e prekur dukshëm.

Falë dopietës ndaj Sllovakisë (3-2), gjatë kualifikimeve për “Euro 2024”, Cristiano Ronaldo (202 paraqitje dhe 125 gola për ekipin kombëtar), tani ka 857 gola në karrierë. Dhe pikërisht dje, Jorge Nuno Pinto da Costa sfidoi kapitenin portugez për të arritur kuotën e pabesueshme të 1000 golave:

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME