POLITIKË
Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë, Anduel Xhindi prefekt i ri i Fierit

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.
Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi

“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.








