AKTUALITET
Aksidenti pranë spitalit Memorial, dy të plagosur

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar mbremien e sotme ne rrugen e spitalit Memorial në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota.” Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Dy persona kane mbetur të lënduar, dhe jane derguar per mjekim ne spitalin rajonal Fier
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.









