Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETRaporti/ 1 miliard njerëz me probleme të shëndetit mendor

Raporti/ 1 miliard njerëz me probleme të shëndetit mendor

Gati një miliard njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me një sëmundje mendore, por ata dhe shumë të tjerë po vuajnë në heshtje sepse u druhen paragjykimeve që lidhen me çrregullimet psikiatrike sipas një raporti global. Raporti i studiuesve në dyzet vende të botës u publikua të hënën, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Raporti është në qendër të një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.

Sipas një raporti të ri nuk ka asnjë mjedis apo vend të botës ku njerëzit nuk përballen me paragjykime për shkak të sëmundjeve të shëndetit mendor.

Sipas organizatave bamirëse dhe studiuesve të shëndetit mendor, një sëmundje që nuk është e lehtë të vërehet, shpesh nuk shihet me seriozitet. (Vetëm për web)

Raporti i publikuar në revistën mjekësore “Lancet” bën thirrje për veprim për t’i dhënë fund asaj që ata thonë se është stigma dhe diskriminimi ndaj njerëzve me probleme të shëndetit mendor në mbarë botën.

Raporti titullohet “Më keq se vetë sëmundja” sepse njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore u thanë studiuesve se stigma që vjen kur njerëzit mësojnë për sëmundjen e tyre, është më e keqe se vuajtja në heshtje.

“Është paradoks, pse duhet të hezitojmë kaq shumë të flasim për këtë? Sepse njerëzit besojnë gjëra të gabuara. Njerëzit krijojnë lidhje të padrejta mes sëmundjes mendore dhe dhunës. Ata mendojnë se njerëzit që kanë një problem të shëndetit mendor nuk janë të besueshëm, nuk janë partnerë të mirë në martesë ose nuk janë kolegë të mirë pune”, thotë bashkautori i raportit, Profesori i Psikiatrisë Komunitare, Graham Thornicroft nga Kolegji “King”në Londër.

Studiuesit thonë se në shumë vende ku ka varfëri, nuk ofrohet trajtim dhe në disa vende trajtimet psikiatrike as që janë dëgjuar.

Raporti pretendon se kushtet e shëndetit mendor dhe varfëria janë veçanërisht shkatërruese në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Organizata të tjera që merren me shëndetin mendor si “Koha për të Ndryshuar Uellsin”, rajonin në Mbretërinë e Bashkuar po i nxit njerëzit që të jenë më të përgjegjshëm ndaj të tjerëve që mund të kenë sëmundje psikiatrike. Videoja promocionale që kanë publikuar së fundi nënvizon problemin e stigmës me të cilën përballen personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mëndor.

“A druhesh të flasësh për ndjenjat e tua me njerëzit që do?”, është një pyetjet që bëhen në këtë video dhe vazhdon me pyetjen tjetër: “A ka një ndarje brezash që të pengon të hapesh me prindërit tuaj?”

“Këtë vit në të gjithë botën, nga rreth 970 milionë njerëz rreth një e treta kanë depresion, po aq kanë ankth dhe më pas ka një sërë gjendjesh të tjera, për shembull, rreth 1% e popullsisë do të ketë skizofreni, rreth 0.5 përqind prej nesh kanë çrregullim bipolar. Pra, ato janë jashtëzakonisht të zakonshme”, thotë bashkëautori Thorncroft.

Sipas raportit në revistën shkencore“Lancet”, pandemia e virusit COVID-19 nënvizoi një problem urgjent të shëndetit mendor.

Profesori Thorcroft thotë se kishte një rritje prej 25% të depresionit dhe ankthit në vitin e parë të pandemisë.

Brian Dow është Zëvendës Shefi Ekzekutiv i “Rethink Mental Illness”, një organizatë bamirëse që synon të përmirësojë jetën e njerëzve të prekur rëndë nga sëmundjet mendore.

Ai thotë se është bërë njëfarë progresi në Britaninë e Madhe me diskutime më të hapura rreth ankthit ose depresionit, por gjëndja nuk është përmirësuar me çrregullimet më të rënda psikiatrike.

“Mendoj se është e vërtetë të thuhet se kur bëhet fjalë për çështje si depresioni, ankthi, kemi shumë personazhe publike që flasin hapur për shëndetin e tyre mendor dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Por sëmundje mendore të ndërlikuara si skizofrenia, janë shumë më të vështira për t’u kuptuar. Mendoj se ka ende një nivel të diskriminimit publik në krahasim me zhvillimet që kemi parë për sëmundjet më të moderuara”, thotë zoti Dow.

Ndërsa raporti i fundit thotë se në vendet me të ardhura të ulëta ndihma për njerëzit me shëndet të dobët mendor nuk është as në rendin e ditës.

Bashkëautori i raportit, Thornicroft thotë se stigma mund të materializohet në mënyra të ndryshme sipas moshës dhe vendit, por ajo prek si të rinjtë edhe të moshuarit. Prandaj mund të thuhet se bëhet fjalë për një tablo neglizhence dhe shpërfilljeje të përhapur në gjithë botën./VOA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME