Në çdo 10 martesa në Itali ka të paktën një dhëndër të huaj. Këto janë të thënat e publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave në Itali. Sipas këtyre të dhënave, preferencat e vajzave italiane për t’u martuar janë marokenët dhe shqiptarët.
“Në vitin 2021 në Itali në 24 380 dasma pati një dhëndër të huaj. Kjo shifër tregon një rritje prej 29.5% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse tre të katërtat e martesave të përziera kanë të bëjnë me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Gratë italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj kanë qenë 4 595.
Në vitin 2021, burrat italianë që u martuan me një shtetase rumune ishin 19.2% të rasteve, me një ukrainase 13.2% dhe ruse në 7.1% të rasteve. Ndërsa gratë italiane që janë martuar me një shtetas të huaj kanë pasur më shpesh një bashkëshort me nënshtetësi marokene me 12.1% ose shqiptare në 9.7% të rasteve” – thuhet në raport.