“Finalja nuk luhet, por fitohet”. Kjo është shprehja që i shkon më shumë përshtat finales së mbrëmjes së sotme ne Champions Legue, që është fituar për herë të 14-t nga Real Madridi, 1-0 ndaj Liverpoolit. Skuadra e Los Blancos vijon me rekorde ne kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Në fakt Liverpooli do të ishte dominues në lojë dhe raste, por fati ishte me ekipin e Ancelottit. Në minutën e 21-të, Sadio Mane do të ndalej nga një pritje e jashtëzakonshme e Courtois dhe më pas dhe nga shtylla. Ndërkohë Reali do të gjente golin në fundin e pjesës së parë, por VAR do ta anulonte pasi u ripa aksion me VAR.
Real Madrid arriti që të gjente golin e avantazhit ne minutën e 58-të. Valverde jep një pasim të artë ne zonë për Vinicius Junior, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin ne rrjetë. Liverpooli kundërpërgjigjet mjaft mirë duke krijuar dy shanse të arta shënimi me Salah, i cili ne dy raste ndalet nga dy mrekulli të portierit Courtous. “Gardiani” belg ishte lojtari i ndeshjes, për të mos thënë dhe i turneut.