Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTARebelimi i mercenarëve në Rusi, OKB del me thirrje për Kremlinin dhe...

Rebelimi i mercenarëve në Rusi, OKB del me thirrje për Kremlinin dhe Wagner-in

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri sot thirrje të gjitha palëve të përfshira që “të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme” në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të ngjarjeve të fundit në Rusi.

“Sekretari i Përgjithshëm ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Federatën Ruse. Ai është në dijeni të raporteve të fundit në lidhje me hapat për të ulur tensionet”, u shpreh OKB.

Në deklaratë thuhet më tej se Guterres u bën thirrje të gjithë palëve, duke iu referuar Wagner dhe qeverisë ruse, që të vazhdojnë të veprojnë me përgjegjësi dhe me synimin për të shmangur tensionet e mëtejshme në Rusi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME