Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRegjisori i “Kumbarit” flet shqip: “Mëngjesi”, kështu thoshte gjyshi im! (vidio)

Regjisori i “Kumbarit” flet shqip: “Mëngjesi”, kështu thoshte gjyshi im! (vidio)

Francis Ford Coppola është një nga regjisorët më të mëdhenj të botës. Ai është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Now”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet Oscar.

Mbrëmë, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Bie në sy, se sa Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppola-s vendosur në një supër fermë me hardhi në Kaliforni, regjizori i madh i thotë: “Mëngjezi.” “Mëngjezi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Por nuk e di se çfarë do të thotë kjo?”

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu (qesh)…kështu thoshte gjyshi im kur ia uronte mireseardhjen” – sqaron Francis Coppola…

– A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak. Fraza “Mëngjezi” gjendet midis sekondave 20 dhe 30 të videos, pra në fillim fare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME