Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReparti i imazherisë në Spitalin Rajonal Fier shkrumbohet nga zjarri

Reparti i imazherisë në Spitalin Rajonal Fier shkrumbohet nga zjarri

Në katin e parë të Spitalit rajonal të Fierit ka rënë zjarr.

Pacientët e personeli kanë dalë jashtë të tmerruar.

Janë dy automjete zjarrfikëse që kanë mbërritur dhe duket se shkak është bërë një kabëll elektrik. Nxehtësia e motit dhe ngarkesa e lartë elektrike dyshohet se e kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Fierit tha se nuk ka persona të dëmtuar dhe se po punon për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Policia: “Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr. 

Sipas burimeve paraprake mësohet se dëmet janë të mëdha në pasije.

Mjeku Aristotel Kusta  pohonë se zjarri ra nga masa në paisjen e larjes filmave, ne sallë ka dhe dollape qe kane grafite, cdo gje ka dal jashte funksionit

Te paret qe kan mberritur kane qene forcat shqiponja qe u kane dhenë dhe ndihmen e pare pacienteve

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Nëndrejtori i këtij Spitali Rajonal Ramadan Çepele ka pohuar se dy pacientë janë dërguar në spitalin Memorial dhe pritet pas dy orësh puna ti rikthehet normalitetit por po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit dhe të përcaktohet vlera e dëmit të shkaktuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME