Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEReperi i njohur iu dhuron dy makina luksoze vajzave të tij 16-vjeçare

Reperi i njohur iu dhuron dy makina luksoze vajzave të tij 16-vjeçare

Sean “Diddy” Combs befasoi vajzat e tij binjake, Jessie dhe D’Lila Combs, me dy Range Rovers përpara ditëlindjes së tyre të përbashkët. 16-vjeçaret, të cilat Diddy i ndan me ishin e tij Kim Porter, u panë duke borohritur me lumturi kur panë dhuratat super luksoze.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë reperin e “Bad Boys for Life” duke ecur me vajzat e tij në makinat e tyre të reja.

Image

Të dy D’Lila dhe Jessie, të cilat kishin veshur ansamble të bardha dhe rozë për këtë rast, dukeshin të tronditura dhe emocionale për dhuratën luksoze.  Një Range Rover i ri i vitit 2022 zakonisht varion në çmim nga 44,700 dollarë në 215,500 dollarë.

Më herët në mbrëmje, dyshja festuan ditëlindjen me mijëra miq të veshur me jumpsuite argjendi dhe syze. Turma këndoi “Happy Birthday” ndërsa u prezantuan me torta të mëdha identike, të mbushura me xixëllonja.

Image

Reperi i Soundcloud, Coi Leray, doli për të performuar si i ftuari special i mbrëmjes. Edhe vëllai i tyre, Quincy Combs, i cili është gjithashtu reper, doli në skenë për të bërë një shfaqje për motrat e tij. Diddy është njerku i Quincy dhe e rriti atë si fëmijën e tij.

Përveç babait bujar, disa nga miqtë e binjakëve i uruan “Gëzuar ditëlindjen” në rrjetet sociale, përfshirë Paris Hilton.

“Gëzuar ditëlindjen vajza! Ju dukeni të mahnitshme! ”, komentoi Hilton në një nga postimet e tyre.

Image

Është e qartë se Diddy ka shumë për të festuar. Në fillim të këtij muaji ai njoftoi se kishte mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë , një vajzë të vogël të quajtur Love Sean Comes, me Dana Tran, një 28-vjeçare që punon në industrinë e sigurisë kibernetike.

Diddy është gjithashtu baba i vajzës 16-vjeçare Chance me Sarah Chapman dhe djalit 28-vjeçar Justin Dior Combs me Misa Hylton.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME