AKTUALITET

Reshje intensive shiu, përmbyten rrugët në Durrës

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë prej disa orësh qytetin e Durrësit. Ato kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Situata paraqitet problematike në disa akse kryesore të qytetit, përfshirë rrugën “Taulantia”, rrugën “Mars 91”, paralelen me portin e Durrësit, zonën pranë stadiumit në lagjen 18, rrugën afër shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16, si dhe në zonën e Shkozetit. Në shëtitoren e Vollgës rrugët janë të mbuluara totalisht nga uji.

Si pasojë, lëvizja e mjeteve është e vështirësuar, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.

Një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e tyre është përmbytur.

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksion, situata vijon të mbëtet e rënduar në shumë zona të qytetit, ndërsa njofton që të shmangen lëvizjet deri në përmirësimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button