Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRezolutë në PE për lirimin e Fredi Belerit

Rezolutë në PE për lirimin e Fredi Belerit

Shqipëria është nën presion edhe nga Parlamenti Europian, për të liruar Fredi Belerin. Mediet greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili u arrestua para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Heimarrës, Fredi Beleri” dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe u votua sot. 290 eurodeputetë votuan pro projektligjit dhe 260 kundër.

“Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve vendore të majit, dhe pengimin e kryetarit të zgjedhur për të marrë detyrat e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite”, theksohet në arsyetimin e vendimit për miratimin e amendamentit.

Amendamenti u mbështet nga eurodeputetët grekë të të gjitha partive.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME