POLITIKË

Rishfaqet Erion Veliaj: Nuk dorëzohem nga letrat anonime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj stisi një udhëtim në autobus me disa pensionistë për të dhënë një tjetër mesazh për hetimet që SPAK po kryen ndaj tij. Në një video të shpërndarë nga bashkia e Tiranës, shihen se si disa pensionistë i thurin lavde Veliajt “se e ka bërë dritë kryeqytetin”, ky i fundit shprehet se nuk dorëzohet nga letrat anomime.

“Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem. Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo… Po t’i kenë votat, e lë vetë dhe iki, por…
S’ta fal njeri suksesin, meazallah! Me sa duket, kështu është ndarë, ca do bëjnë punën…

Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi – se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë – po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë.

Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimit, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara” – dëgjohet të thotë Veliaj.

Kjo ishte dalja e parë e Veliaj për këtë vit pas urimit në mesnatën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej. Ai i ka rralluar së tepërmi daljet publike pas hetimeve të SPAK ndaj tij për korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veliaj u thirr në SPAK në 26 dhjetor ku qëndroi mbi 5 orë. Pas kësaj ai u largua në SHBA ku nuk dihet se kë takoi për t’u rikthyer vetëm ditën e fundit të vitit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button