Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRita Ora pjesë e Eurovision 2023 me performancën e hiteve të saj

Rita Ora pjesë e Eurovision 2023 me performancën e hiteve të saj

Rita Ora do të jetë pjesë e Eurovisionit si artiste e ftuar për të performuar hitet e saj në gjysmëfinale. Këtë e ka zbuluar vetë faqja zyrtare që tregon të rejat rreth festivalit. Kështu në Liverpool do të performojnë disa artistë si Rebecca Ferguson në bashkëpunim me artisten ukrainase Alyosha.

Po ashtu një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.

Performancë pritet edhe nga artistë të tjerë ukrainas si Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës që mori fitoren vitin e kaluar.

Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME